HomePolitikë

A do shkarkohet Meta? Spiropali zbulon hapin e radhës pas raportit të ‘Venecias’

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, në të cilin thuhej se ai ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit.

Spiropali ka zbuluar hapin e radhës të Komisionit Hetimor Parlamentar për Presidentin Meta, teksa ka deklaruar se pas raportit të “Venecias”, ky komision do të vazhdojë punën sipas procedurës, duke vlerësuar të gjitha elementët që Komisioni i Venecias ka përcaktuar.

“Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje. Është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit të Republikës.
Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës, duke vlerësuar të gjitha elementët që dhe Komisioni i Venecias ka përcaktuar, ne jemi të vendosur që si maxhorancë dhe si Palament te mbrojme ligjshmerine ne vend.

Ligjin nuk mund ta shkele nje qytetar i thjeshte, nuk mund ta shkeli mbi te gjitha Presidenti i Republikes, i cili duhet te jete garant i ligjit dhe garant i unitetit te popullit”, ka thënë Spiropali nga Kolonja, në ditën e trashëgimisë kulturore.


TË NGJASHME