HomePolitikë

A do ta lirojë zyrën? Kryebashkiakja e Shkodrës flet pas takimit me Bashën

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një prononcim për mediat pas daljes nga takimi në selinë blu me kreun e PD-së, Lulzim Basha është pyetur nëse do të lirojë zyrën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ademi ka thënë se është ende herët për të folur për këtë.

“Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj që raporti që OSBE/ODIHR është një reflektim për popullin shqiptar. Do të shohim zhvillimet jo vetëm të klasës politike, por edhe të njerëzve. Ajo që u tha të dielën është reagimi më i madh popullor që shqiptarët mund të kenë bërë në historinë e vet”, u shpreh ajo.


TË NGJASHME