A do të marrë pjesë Trump, në inaugurimin e Joe Biden si President?

Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri Joe Biden do të mbahet më 20 janar, por Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump me anë të një deklarate në llogarinë e tij në Twitter refuzoi që të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimin e Presidentit të ri Joe Biden në janar.
“Për të gjithë ata që pyesin, nuk do të marr pjesë në inaugurimin në 20 janar”, tha Trump në Twitter.
To all of those who have asked, I will not be going to the Inauguration on January 20th.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 8, 2021
Ekipi i fushatës së presidentit në detyrë, Trump ka ngritur dhjetëra procese gjyqësore që pretendojnë mashtrim të gjerë të votuesve në disa shtete.
Madje për këto pretendim pati dhe protesta të dhunshme këto ditët e fundit, ku përkrahësit e Trump u futën në Kongres, ndërsa u përleshën me policinë. Në këto protesta humbën jetën 5 persona.