HomeShowbiz

A do të mbahet këtë vit “Sunny Hill”? Reagon babai i Dua Lipës

Babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, Dukagjini ka folur për situatën aktuale që ka kapluar botën dhe se çfarë do të ndodhë me festivalin “SunnyHill”.

Ai ka thënë se aktualisht ekipi i “SunnyHill” ende nuk kanë marrë një vendim për mosmbajtjen e festivalit.

“Jemi duke vazhduar përgatitjet, por për çdo ditë jemi duke e përcjellur se çfarë po ndodh në rajon, asnjë festival në rajon nuk ka dhënë shenjë të mosmbajtjes, me kënaqësi do ta mbanim, por për shkak të sigurisë do të vazhdojmë të përcjellim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Lipa.

Ndërkohë, Dukagjini më tej ka folur edhe për Duan dhe angazhimet e saj të fundit gjatë kohë së përhapjes së pandemisë.

“Dua është në Londër, është një kohë jo më e mirë për industrinë e muzikës, por janë gjëra që nuk mundemi t’i tejkalojmë, nuk ka logjikë nëse shtyjmë albumin edhe pse jemi ende duke e planifikuar mbajtjen e disa performancave live, pjesën e promovimit të albumit është duke e bërë nga shtëpia.”


TË NGJASHME