HomePolitikë

A do të mbetet në histori ish-kryeministri? Sali Berisha habit me përgjigjen e tij

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ndërsa ka folur për kohën kur ai ishte në krye të qeverisë shqiptare. Pyetjes se a beson se një ditë do të mbetet në histori, Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ai kurrë nuk ka punuar për këtë gjë.

Pyetje: 10 ditë më parë mbushe 75 vjet, a beson se një ditë do të mbetesh në histori?

Berisha: Ajo ç’ka mund t’u them të gjithë atyre që na dëgjojnë, është se nuk kam punuar qoftë një orë apo ditë të vetme për historinë”, u përgjigj Berisha.

Gjithashtu Berisha ka folur edhe për liderin e VV-së, Albin Kurti, të cilin e cilësoi si një “kafshë politike” dhe me fibër shumë të fortë.

“Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Është “kafshë politike”, me instikte politike dhe këtë e ka faktuar që në rininë e hershme. Ka arritur krejtësisht me talentin e tij, vendosmërinë e tij, instiktet e tij për dy herë radhazi, që mos gaboj edhe në zgjedhjet e fundit ishte parti e parë, pa ndihmën e njeriu dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK-së që u mandatuan për të qeverisur e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe e kam deklaruar se fitoi Kosova dhe se këto ishin zgjedhje historike. Tsipras është rritur në krah të një miliarderi kurse Kurti mbështetësin kryesor ka pasur Adem Demaçin”, tha Berisha.


TË NGJASHME