HomeSociale

A do të shkojmë drejt një mbylljeje tjetër? Përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar se edhe pse jemi në transmetim komunitar të virusit dhe rastet ditore janë rritur ndjeshëm, Shqipëria nuk parashikohet të shkojë drejt një mbyllje tjetër.

“Nuk kemi një rekomandim nga komiteti i ekspertëve sa i përket izolimit të kufijve të Shqipërisë me vendet e tjera. Ndërkohë, BE ka rekomanduar përpara disa javësh listën e vendeve që lejohet të udhëtojnë dhe ato që ndalohen, por kjo varet nga kriteret epidemiologjike që vendos Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve. Neve do të na duhet të presim se si do të vendosen kriteret epidemiologjike, nëse do të jenë të njëjtat apo do të ndryshojnë”.

Në një intervistë televizive ajo shtoi se nga kjo javë, maskat do të jenë të detyrueshme për çdo qytetar në ambientet e brendshme.

“Maska është e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Tashmë, vendosja e maskës nuk është më një rekomandim, por edhe një përgjegjësi”, u shpreh ministrja.

Epidemia nuk parashikohet se si do të jetë në vjeshtë e dimër dhe as kushtet si do të zhvillohet viti i ri shkollor. Lidhur me këtë Manastirliu tha se nuk mund të flasim dot për skenarët fiks në raport për atë që duhet të ndodhë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME