HomeTeknologji

A duhet ta mbushni me bateri për herë të parë një telefon të ri 8 deri në 12 orë?

Në përgjithësi bateritë e litiumit mund të mbushen dhe harxhohen qindra herë, por këtu ekziston një keqkuptim.

Procesi i mbushjes dhe harxhimit të saj qëndron kështu – duhet ta përdorni telefonin derisa të shpenzohet e tërë bateria dhe më pas ta fusni në prizë për ta mbushur.

Por, çfarë duhet të dini kur e mbushni për herë të parë një telefon të ri? A duhet mbushja e parë e baterisë me energji elektrike të zgjasë 8 deri në 12 orë?

Mjaft u bëtë super të mençur duke mbushur telefonin 8-12 orë dhe duke pritur për kaq shumë orë, derisa ta përdorni atë.

Bateritë janë të prodhuara nga litiumi, nuk kemi nevojë “ti aktivizojmë”, në përgjithësi telefoni duhet mbushur njësoj si gjatë herës së parë dhe herëve tjera. Mjaft u bëtë super të mençur duke pyetur se sa orë duhet mbushur bateria e një telefoni të ri. Bateritë e litiumit të telefonave të sotëm mund të mbushen nga 2 deri në 4 orë, derisa telefonat me mbushës të shpejtë (fast charger) mund ta mbushin 100% baterinë e telefonit për një orë. E pasi ta mbushni 100% baterinë, mbajeni në karikim edhe për 15 minuta tjera.

Materialet dhe teknologjia e baterisë vazhdimisht përditësohen dhe nevoja për mbushje të plotë të baterisë së telefonit të ri çdo ditë po ndryshon.


TË NGJASHME