HomeShëndeti

A duhet të pimë çdo ditë ujë me limon, ç’mendojnë mjekët dhe dietologët për këtë trend në rritje

Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj. Dikush nuk i reziston urisë dhe i futet me kokë frigoriferit, për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ”fjetjeje” organizmi  ka nevojë të rizgjohet. Për këtë arsye ju risjellim në vëmendje një ndër pijet më të mira dhe më dobiprurëse për organizmin, uji me limon. Zbuloni të gjitha arsyet pse duhet ta pini ditë për ditë.

1.Lehtëson trejten: Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e trejtjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

2.Pastron organizmin: Mënyra më e mirë për të eleminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.

3.Pastron lëkurën: Vitamina C dhe acidi citrik i limonit janë ndër aleatët e bukurisë të pazëvendësuseshëm për çdo fëmër. Ju mund ta përdorni limonin duke bërë scrub, maskë kundër pikave të zeza, njollave kafe në fytyrë, por edhe në pjesë të ndryshme të tij.

4.Ndihmon të bini nga pesha: Antioksidantët, vitamina C dhe acidi citrik të kombinuar me xhinxher ose kanellë detokisifikojnë trupin dhe shkrijnë dhjamin në zonën rreth barkut. 


TË NGJASHME