HomeTeknologji

A e dini se Wikipedia nuk do të jetë më falas

Wikipedia, eshtë themeluar më 15 janar 2001 dhe është e hapur për kontributin e vullnetarëve. Ajo ende bazohet vetëm në modelin ekonomik të dhurimeve të përdoruesve.

Sipas burimeve nga mediat amerikane, “Wikipedia” i cili është një fondacion jofitimprurës që menaxhon enciklopedinë falas dhe që sapo ka mbushur 20 vjeç, po krijon një shërbim të ri me pagesë të quajtur “Enterprise” që do të nisë të funksionojë brenda vitit 2021.

Në të ardhmen, “Wikipedia” do të kërkojë pagesë nga kompanitë, jo nga përdoruesit, që duan të shfrytëzojnë shërbimet e saj, përfshirë gjigantët e teknologjisë “Apple”, “Amazon” dhe “Google”.

Përfaqësues të fondacionit Wikimedia kanë deklaruar se për të arritur t’i bëjnë ballë “çdo stuhie dhe për të pasur vërtet aftësinë për të ruajtur vizionin e konceptuar 20 vjet më parë, do të duhen më shumë burime, partnerë dhe aleatë”.

Megjithatë detajet ende nuk dihen, shërbimi mund të jetë një lloj varianti i paguar për rastet kur do të përdoren për të integruar faqet dhe informacionin brenda shërbimeve të tyre.

Këto ditë, ka rifilluar fushata për të kërkuar donacione nga përdoruesit, në mbështetje të enciklopedisë falas.


TË NGJASHME