HomeShëndeti

A e dinit se kafja është shkaktare pse ju…

Personat që punojnë janë mësuar me rutinën e përditshme duke pirë kafe çdo mëngjes, por shpesh nuk e kuptojnë se kafja është shkaktare e cila ju çon direkt e në tualet.

Shumë njerëz fajësojnë kafeinën për zhurmën që ju shkaktohet në zorrë, por nuk është këtu i gjithë problemi. Hulumtimet kanë zbuluar që kafeja ka një efekt në zorrën e trashë, personat që pinë rregullisht kafe e kanë më të nevojshme jashtëqitjen.

Kafeja gjithashtu duket se përshpejton “zbrazjen e stomakut”, kështu stomaku mbetet bosh dhe ju ndiheni të pafuqishëm.

Të dhënat më të fundit vijnë nga studiues të Universitetit të Teksasit. Në një studim të paraqitur muajin e kaluar, një ekip i drejtuar nga Xuan-Zheng Shi, Ph.D. studioi efektet e kafesë, sipas tyre, ka një ndërveprim të ndërlikuar midis sistemit tretës dhe kimikateve që gjenden në kafe

Së pari, aciditeti i kafes shkakton shumë acid në stomak dhe sasia e këtij acidi e bën stomakun të rrisë shpejtësinë për derdhjen e ushqimit në zorrë.

Kafja rrit gjithashtu prodhimin e hormoneve që ndihmojnë lëvizjen e ushqimeve në stomak.

Sipas studimeve, vetëm 3 në 10 njerëz nuk kanë nevojë për jashtëqitje pas konsumimit të një filxhani kafeje. Gjithsesi ende vazhdojnë hulumtimet për të zbuluar se cilët përbërës të kafes bëjnë që ajo të ndikojë në zorrën e trashë.


TË NGJASHME