HomeShëndeti

A e dinit se këto ushqime nuk skadojnë kurrë???

Këto produkte ushqimore kanë gjetur “ formulën” e vërtetë të një “jete” të pavdekshme dhe nuk është e nevojshme që ne të kontrollojmë për datën e skadencës.

Mjalti: Mjalti shpesh quhet “ilaçi i Zotit” dhe ka shumë përfitime. “Mjalti në të vërtetë është përdorur për kujdesin e plagëve në disa kultura për aftësinë e tij për t’i rezistuar natyrshëm baktereve”, thotë Dr. Elizabeth Trattner nga mjekësia kineze. Ai gjithashtu nuk skadon asnjëherë: Disa arkeologë gjetën mjaltë 3,000-vjeçare dhe ishte krejtësisht i ngrënshëm.

 

Uthulla: Përveç se ka një sasi të pabesueshme të përfitimeve shëndetësore, si ndihma për humbjen e peshës dhe si një ilaç natyral i stomakut, i cili mund të qëndrojë gjithmonë në dhomën tuaj. Sipas “Eat by date” uthulla e bardhë, açeto, gjithashtu nuk kanë datë  skadimi. “Për shkak të natyrës dhe acidit që përmban, uthulla është vetë-ruajtës dhe nuk ka nevojë për ftohje”, sipas Institutit “The Vinegar”.

Misri: Pavarësisht se si ruhet misri, ai sigurisht që meriton një vend në listën e ushqimeve të “pavdekshme.” Për sa kohë që nuk laget – gjë që shkakton lidhjen e molekulave të niseshtesë me molekulat e hidrogjenit – dhe mbahet në një vend të thatë dhe të ftohtë, ai nuk prishet dhe mund të përdoret.

 

 

Kripa: Kripa ka ekzistuar prej miliarda vjetësh, prandaj nuk është çudi që ajo zgjat përgjithmonë. Ajo është përdorur shpesh për të mbrojtur ushqimet nga myku dhe bakteret.

 


TË NGJASHME