HomeLajmi i Fundit

A e do znj. Kim vërtetë Shqipërinë? Postimi nga Himara tregon shumë

Ambasadorja e SHBA e ka parë Shqipërinë si një destinacion interesant për të bërë pushimet dhe për të mbledhur energjitë e saja për shtatorin, ku pritet nisja e një rrugëtimi të gjatë politik, administrativ, e për shumë fusha të tjera do të ketë një rinisje.

Përmes një postimi në Twitter ajo tregon se kësaj here ka bërë një ndalesë në Vunoin të Himarës, ku dhe ka takuar banorët e zonës. Përmes një serie fotosh në rrjete sociale, ku shfaqet në shoqërinë e miqve të rinj, ambasadorja njofton se ka pirë uzo dhe ka ndarë një bisedë të këndshme.

Po ashtu ajo tregon se i ka premtuar banorëve se do të rikthehet atje shumë shpejt.

“Si shumë njerëz në Shqipëri dhe gjetkë në Evropë, unë jam duke marrë një pushim të shpejtë për të rifituar energji. Shkova në #Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur.

Unë e vlerësova mësimin për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedimin për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit!”, shkroi Ambasadorja krahas fotove të publikuara.


TË NGJASHME