HomeModa

A e keni ditur rëndësinë e xhepit të vogël në xhinse? Mësojeni tani

Tendencat më të mëdha të xhinseve të vitit 2020 janë, në të vërtetë, mjaft të dukshme sidomos në vjeshtë dhe ky vit i ka modelet dhe stilet për të gjitha tipet dhe trupat.

Në ditët e sotme, xhinset janë të domosdoshme si për burrat ashtu edhe për gratë, dhe ato mund të kombinohen nga stili rastësor në elegant. Shumë modele të xhinseve kanë një xhep të vogël, që shumica mendojnë se është një dekoracion e jo funksional, por e keni gabim.

Xhinset mbërritën vonë në Evropë. Në fillim nuk ishin popullore, pasi nënkuptonin një stil rebel dhe të padëshiruar. Por filmat e Hollivudit i bënë të kërkuara.

Xhepat e xhinseve janë standarde – dy në pjesën e përparme, dy në pjesën e prapme dhe një xhep i vogël i pazakontë përpara. Për çfarë është ai me të vërtetë?

Eshtë mjaft e qartë se është shumë i vogël dhe jopraktik, ndërkohë që është krijuar shumë kohë para epokës së telefonave celularë, kështu që kjo dhe mundësi është gjithashtu e përjashtuar. Përgjigja për këtë sekret është fshehur nga kompania “Levi Strauss”, një prodhues i njohur i tekstileve dhe veshjeve.

Gjatë shekullit XIX, ky xhep i vogël u përdor për orë xhepi, të cilat ishin shumë të njohura në atë kohë. Këto xhepa datojnë që në vitin 1879, në kohën kur u shfaqën pra orët e para të xhepit.

Çfarë shërben gjepi i vogel u xhinseve? – Eureka24
Tre hapa si të zgjidhni xhinset e duhura për trupin tuaj | Ekonomia Online


TË NGJASHME