HomePolitikë

A e pengoi Shqipëria hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut?

Pas datës 18 tetor edhe në Maqedoninë e Veriut lindi sërish dielli. Njësoj si në Shqipëri, por ndryshe nga Tirana, në Shkup u njoftua për zgjedhje të parakohshme pas dështimit për hapjen e negociatave.

Këtë të martë emisioni Opinion ka trajtuar temën e negociatave, ndërsa për pyetjen nëse pengoi Shqipëria hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut të ftuarit kishin mendime të ndryshme.

Artan Grubi, deputet në Maqedoninë e Veriut: Jo nuk mendoj që e ka penguar Shqipëria, Maqedoninë e Veriut e pengoi hamendja franceze për reformim. Është një proces që e ka nisur Franca këtu e 20 vite dhe nuk di si ta artikulojë mirë. Është vendim politik, pjesërisht dhe për nevoja të brendshme, pasi vitin e ardhshëm ka edhe zgjedhjeve. Nuk vlen argumenti i performancës, Maqedonia e Veriut i plotësoi të gjitha kushtet. Jo vetëm vendet e tjera por edhe vetë Macron i ka përshëndetur të gjitha reformat. Ne s’kemi lënë gjë pa bërë dhe prapë nuk morëm negociata.

Mesila Doda, ish deputetet: Maqedonia e Veriut u pengua sepse ishim në një paketë më Shqipërinë. Për Shqipërinë kishte një numër të madh vendesh që ishin kundër. Ato që kanë prodhuar në territor partitë është një shkatërrim total i shtetit.

Alfred Peza, analist: Gabim historik! Gabim historik! Gabim historik! Nuk ka mbetur lider evropian pa e thënë këtë. Arsyet lidhen vetëm me probleme të brendshme të politikës franceze. Ne e dimë qasjen e Marine Le Pen. Ai ka një nevojë jetike të brendshme për të përdorur një kartë që ti jap avantazh.

Endri Shabani: Të mos ishte për Macron sot do të ishin hapur negociatat për Maqedoninë e Veriut, sepse për në Holanda ishte kundër, Danimarka kundër, Spanja kundër. Macroni iu bëri nder këtyre, nuk e di pse e sulmojnë. Problemi i parë që solli presidenti francez janë azilantët.

Ish-diplomati Agim Nesho, këtë të martë duke folur në lidhje me mos hapjen e negociatave tha se Maqedonia e Veriut ka qenë shumë përpara në reforma se sa Shqipëria.

E për të treguar për kushtet dhe gjuhën se si flet Evropa, ai tregoi një shembull konkret në kohën kur ishte ambasador.

“Më kërkonte një miku jonë i përbashkët, më thoshte thuaj perëndimit ç’është kjo mo korrupsioni, korrupsioni gjithmonë. Na i vënë kushte. Edhe e bëra një pyetje të tillë në vendimmarrje në kryesi, e më tha iu themi korrupsioni që të mos themi jeni të lidhur me krimin e organizuar,” i tha ish diplomati drejtuesit të emisionit.

“Çfarë do të thotë reformimi i procesit të zgjerimit? Ky është një fjalor, sepse jo gjithmonë në gjuhën diplomatike të thuhet shiko ti nuk kë bërë detyrat e shtëpisë. Bashkimi Evropian nuk funksionon me një individ, sepse është pikërisht veprimi konsensual…se çdo më thënë kjo që dmth kjo që 27 vende janë dakord dhe një s’është dakord në qoftë se nuk ka një konsensus të fshehtë”, tha më tej ish diplomati Nesho.

Sipas tij problemet e Shqipërisë janë të shumta, duke nisur nga shtet një partiak, korrupsioni që është galopant etj.

opinion.al


TË NGJASHME