HomeSociale

A e rrezikon përdorimi i parasë cash përhapjen e COVID-19? Ja e vërteta

Shoqata Ndërkombëtare e Monedhave i ka dërguar në një letër zyrtare Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se virusi nuk po transmetohet nga kartëmonedhat.

Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka shtuar frikën nëse paraja cash është një burim i mundshëm i kalimit të infeksionit.

Në letër thuhet: “Shoqata Ndërkombëtare e Valutave ICA mirëpret tërheqjen e rekomandimeve të OBSH-së për të shmangur kartëmonedhat dhe për të paguar pa para për shkak të virusit COVID-19. Nuk ka prova që kartëmonedhat janë më të ndotura se çdo sipërfaqe tjetër dhe mendimi mbizotërues midis ekspertëve mjekësorë është se virusi nuk po transmetohet nga kartëmonedhat.

Të gjitha sipërfaqet mund të mbajnë virusin COVID-19 ose ndonjë bakter dhe virus tjetër. Kështu thonë dhe ekspertët mjekësorë, p.sh. Prof Jürgen Haas, drejtuesi i mjekësisë për infeksione në Universitetin e Edinburgut ose Dr. Christine Tait-Burkard, një ekspert për infeksionin dhe imunitetin në Institutin Roslin në Universitetin e Edinburgh. Pikëpamja e tyre po konfirmohet nga Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) dhe Instituti Gjerman-Robert-Koch, të dy thonë se nuk ka asnjë raport për infeksione nga kontakti me sipërfaqet e thata për viruset e koronës.

Edhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bundesbank, Johannes Beermann ka treguar që rreziku i marrjes së koronavirusit përmes parave të gatshme është jashtëzakonisht minimal. Në një konferencë shtypi në Bundesbank, Z. Beermann vuri në dukje se “probabiliteti për t’u sëmurur nga përdorimi i parave të gatshme është më i vogël sesa nga shumë objekte të tjera të përdorura në jetën e përditshme”.

“Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit përpunon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq kartëmonedhat e ndotura dhe i zëvendëson ato me të reja,” shpjegoi Z. Beermann.

Edhe René Gottschalk, infektiolog dhe drejtues i Zyrës së Shëndetit në Frankfurt am Main, nuk konsideron se ka ndonjë rrezik të transmetimit të koronavirusit përmes kartëmonedhave, ka sqaruar ai në një konferencën për shtyp.

“Coronavirus është përhapur kryesisht nga pikat e infektuara të transmetuara nga kollitja, teshtitja ose gjithashtu duke folur”, shtoi z. Gottschalk.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME