HomeShowbiz

A është bukur të jesh e famshme? Klea Huta më e sinqertë se kurrë

Klea Huta është padyshim një ndër showgirl-at më simpatike që ka ekrani shqiptar. Ajo e ka nisur karrierën e saj në botën e televizionit në një moshë shumë të vogël, e cila u bë e njohur nga grupi “Kripmjaltëzat”.

Sot ajo është një ndër moderatoret më të pëlqyera dhe duket se këtë famë e shijon, sepse kështu e ka projektuar veten e saj qëkur ishte shumë e vogël. Ditën e sotme Klea ka vendosur të flasë me ndjekësit e saj për ëndrrat, por njëri prej tyre ka dalë jashtë teme duke e pyetur nëse është e bukur fama.

Gjithçka është pasojë e asaj se si ti e ke parë veten që të vogël! Kur ëndërroje të ishe si ëndërroje të të shihnin njerëzit dhe çfarë ëndërroje të bëje. Unë e pash veten kështu, punova për të qenë e tillë dhe tani e shijoj. Ka disa anë të vogla jo të mira këtu në fshatin tonë as të madh, e as të vogël, por ka më shumë të mira. Është bukur, është shumë bukur”, i është përgjigjur Klea ndjekësit.


TË NGJASHME