HomeLifestyle

A është dashuri e përjetshme! Ja si ta kuptoni

Keni gjetur njeriun e ëndrrave tuaj dhe dëshironi të kuptoni nëse ai është me të vërtetë i dashuruar pas jush? Nuk dini sesi ta kuptoni faktin nëse bëhet fjalë për një dashuri të sinqertë apo thjeshtë një aventurë?

A është thjesht një fiksim, një ep.sh, apo është dashuri? Megjithëse këto shpesh mbivendosen me njëra-tjetrën, ato janë larg të qënurit e njëjta  gjë, ndaj dhe këtu po i ndajmë ato në rëndësinë e tyre. Si të kuptoni nëse është dashuri e vërtetë.

A ka të bëjë vetëm me seksin?

Sigurisht, të kesh kimi në dhomën e gjumit është me rëndësi të madhe, por një obsesion ose fiksimi me seksin mund të jetë i dëmshëm.

Pas kalimit të kohës, ju dhe partneri juaj do të mërziteni me njëri-tjetrin, ose gjithmonë do të jeni në kërkim të “gjërave më të mira” të ardhshme në shtrat.

A i mbani sekrete njëri-tjetrit?

Një çift në dashuri nuk ka mure, kufij apo sekrete. Shpesh, partnerët e tërhequr vetëm nga epshi, e mbajnë të tërhequr veten e tyre dhe nuk shfaqen sic janë në të vërtetë.

A keni një miqësi të thellë dhe të qëndrueshme?

Nëse po, ju mund të jeni në rrugën tuaj për të dashur me të vertetë partnerin tuaj. Një marrëdhënie e ndërtuar mbi një themel pa miqësi, ka pak ose aspak bazë për t’u mbështetur.

A ndiheni shpesh xheloz?

Një çift në dashuri është ai që i beson njëri-tjetrit, pavarësisht situatës.Një çift në epsh, i cili shikon vetëm seksin, shpesh gjen arsye për të qenë xheloz ndaj syve të endur të të tjerëve.

A prisni përsosmëri nga partneri juaj?

Të jesh i dashuruar do të thotë të pranosh çdo të metë, papërsosmëri dhe cdo gjë ndryshe nga partneri juaj.Sidoqoftë, ata që kërkojnë vetyëm epshin, shpesh presin që ato të duken të përsosura, të performojnë në mënyrë perfekte dhe të veprojnë përsosmërisht rreth miqve dhe familjes, që marrëdhënia të duket e mirë.


TË NGJASHME