Aktualitet Lajme Politikë

A është dënuar në Greqi kryebashkiaku i Ramës?! Prokuroria nis hetimet

Pas kërkesës së bërë pak dite me parë nga Partia Demokratike për hetimin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur një verifikim të thelluar në lidhje me këtë rast.

Zyrtarisht për RTV Ora nga ky institucion thuhet se për çdo rast që ka një kërkesë te tille sektori i dekriminalizimit fillon një hetim të thelluar gjë që ka ndodhur edhe në rastin e zotit Kajmaku.

Prokuroria pritet të sekuestrojë formularin e dekriminalizimit të zotit Kajmaku dhe te nisë letërporosi në shtetin grek ne lidhje me verifikimin e pastërtisë së figurës së zotit Kajmaku.

Më herët Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po tenton të falsifikojë dokumentat shtetërorë, sic është formularin i dekriminalimit për kryetarin e bashkisë së Vorës.

Sekretari për Cështjet Ligjore, Çlirim Gjata, tha se njësoj si për Valdrin Pjetri, Kajmaku ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë. 

Gjata, tha se strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Related posts

Reperi i njohur thumbon dhe ofendon publikisht Encën

Tatani

Po përhapet me shpejtësi, trendi më i ri i tatuazheve

alba

Mënyra e duhur për t’i mbajtur flokët gjatë natës

Mila
Na Kontaktoni!