HomePsikologji

A është mirë të martohesh me dashurinë e parë?!

Ti dhe ai u patë për herë të parë në vitin e parë të gjimnazit. Shikimet tuaja u shkëmbyen në një moment, zemra nisi të rrahë shpejt dhe aq ishte- 10 vite më vonë ti martohesh me dashurinë e parë. 

Në dukje, ngjan si historia ideale e dashurisë- një fund i lumtur me atë që bëri zemrën të dalë nga vendi për herë të parë. Por, kthehemi në realitet. A është vërtet mirë të kesh vetëm një histori gjatë gjithë jetës? A po marrim ndonjë risk me vete duke u martuar me dashurinë e parë?

Së pari, duhet patur parasysh se të tilla gjëra nuk kanë receta. Gjithsesi, janë disa arsye që duhet të merrni në konsideratë para një vendimi apo dëshire të tillë.

Ekspertët socialë thonë se zakonisht njeriu tenton të shkojë drejt marrëdhënieve të sigurta dhe të shëndetshme, prandaj të martohesh me dashurinë e parë, është një shenjë e mirë.

Çelësi qëndron tek vazhdimësia e kësaj marrëdhënieje. Nëse ajo mbetet e qëndrueshme dhe pa probleme të tilla si tradhtia kronike apo mungesa e komunikimit, jeni në rrugë të mbarë. Në të kundërt, do t’ju duhet të përballeni me pasojat negative në vazhdim.

“Kur je i ri dhe marrëdhënia e vetme që ke është ajo me prindërit, pjesa tjetër duhet të marrë kohën që i duhet. Fillimisht njeriu duhet të maturohet, të edukohet dhe të eksperimentojë në ndërveprimin me të tjerët para se të bëjë zgjidhjen e duhur.”- tregojnë ekspertët.

Kjo, është një nga faktorët më të rëndësishëm që duhet konsideruar, për të shmangur pasojat që vijnë nga një martesë e tillë.

Si mund ta dish nëse personi që ke në krahë ka gjithçka që ti do nëse nuk e krahason me dikë tjetër? Në ditët e sotme, është bërë edhe më e vështirë ti rezistosh tundimeve, aq më tepër nëse eksperienca mungon.

Sidoqoftë, nëse jeni të bindur se keni takuar dashurinë e jetës suaj dhe ai përkon me dashurinë e parë, urime. Në fund të ditës, vetëm ju të dy e dini sa e plotë dhe përmbushëse është marrëdhënia juaj!

Burimi:Bustle


TË NGJASHME