HomeTeknologji

A i përdorni si duhet zemrat në bisedat tuaja? Zbuloni kuptimin e secilës prej tyre

Një ndër ikonat (emoji) më të përdorur në çdo bisedë apo përshkrim janë zemrat. Ky emoji vjen në 9 ngjyra, e kuqe, e zezë, e bardhë, blu, e verdhë, lejla (violet), portokalli, kafe dhe jeshile. Secila nga ngjyrat ka një domethënie të veçantë dhe është e rëndësishme që të dini t’I dërgoni korrekt sipas bisedës që po bëni apo sipas personit me të cilin po komunikoni.

Më poshtë është shpjegimi i tyre:

Zemra e kuqe
Kjo është zakonisht shumë e thjeshtë, për ata me të cilët jeni vërtet të dashuruar.

Zemra e zezë
Zemra e zezë përdoret me ironi. Mund të përfaqësojë dashuri të thellë, por toksike.

Zemra e bardhë
Emoji i bardhë i zemrës është ideal për të treguar simpati ndaj dikujt pasi ai ka humbur një njeri të dashur.

Zemra blu
Zemra blu mund të ketë përdorime të ndryshme. Nëse nuk keni asgjë për të shtuar në një bisedë në grup, zemra blu mund të funksionojë mirë këtu.

Zemra e verdhë
Ky emoji jep energji të butë. Kështu që mund të jetë e dobishme në një marrëdhënie të re.

Zemra e lejla
Zemra lejla është ndoshta emoji më i keq i grupit. Përfaqëson diçka të rreme dhe shumë ironi. Prandaj kini kujdes kujt ia dërgoni.

Zemra e gjelbër
Zemra e gjelbër nuk duhet domosdoshmërisht të përdoret sa herë që flisni për mjedisin. Me sa duket është e përshtatshme për njerëzit që njihni pak më pak, si të njohurit apo miqtë e miqve.

Zemra portokalli
Kjo zemër përdoret për të shpehur përkujdesje, mbështjetje dhe qetësi. Ngjyra portokalli është e lidhur me gëzimin, ngrohtësinë, vapën, diellin, entuziasmin, kreativitetin, suksesin dhe kurajon. Gjithashtu emoji i zemrës në ngjyrë portokalli do të thotë që ju dëshironi të mbeteni vetëm miq me personin që po bisedoni, jo marrëdhënie apo ndonjë afrimitet tjetër.

Zemra kafe
Ky emoji përdoret zakonisht në biseda për të treguar besim, përmes saj po i tregoni të tjerëve që keni besim tek ta.


TË NGJASHME