HomePolitikë

A ka komunikim të fshehtë me Ramën? Flet Lulzim Basha

Këshillit Kombëtar të PD ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura, e cila ka pasur në fokus diskutime në lidhje me situatën politike në vend.

Basha ka përgënjeshtruar në mbledhje se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka kanale të “fshehta” komunikimi.

“Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës. Ne nuk dolëm nga Kuvendi për të bërë pazar. Ne nuk bojkotuam zgjedhjet lokale për të bërë pazar. Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte cmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin” ,-tha Basha.


TË NGJASHME