HomePolitikë

A ka Meta ‘as nën mëngë’ nëse shkarkohet? Ja çfarë thotë këshilltari i presidentit

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka komentuar nismën e PS-së për shkarkimin e Kreut të Shtetit. I pyetur nga Adi Krasta nëse ka Presidenti një “As nën mëngë”, Dervishaj tha se flasim për një proces që do të jetë ligjor duke rikujtuar se çfarë parashikon në këto raste Kushtetuta.

“Për sa i takon, ditën e enjte, seancën e kaluar pati një rezolutë e Kuvendit, ku ndër paragrafët e kësaj rezolute vlerësohej mundësia e inicimit të mekanizmit të hetimit parlamentar mbi procesin e shkarkimin të Presidentit të Republikës. Brenda kësaj rezolute mbështetej KQZ për të anashkaluar aktin e Presidentit. Kështu që ishte e pritshme edhe sot kjo kërkesë.

As nën mëngë? Nuk mund të flasim për asa nën mëngë por flasim për një proces që do të jetë ligjor. Kushtetuta në nenin 90 parashikon mënyrën se si ndërmerret iniciativa për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Pra, një kërkesë që duhet të paraqitet nga ¼ e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo duhet të mbështet nga 2/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij dhe më pas do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë nëse presidenti i Republikës ka kryer ose jo një shkelje të rëndë të Kushtetutës”, tha Dervishaj.


TË NGJASHME