HomeLajmi i Fundit

A ka pasur militantë të LSI në 8 janar? Meta përgjigjet

Pasi bëri hyrjen e konferencës, ku foli lidhur me vendimin e Gjýkatës Kushtetuese sa i takon vendimit për rrëzimin e kërkesës për zgjedhjet e 30 qershor, Ilir Meta ia kaloi fjalën gazetarëve.

I pyetur drejtpërdrejtë, nëse ka pasur militantë të LSI, në protestën e 8 janarit, përkrah përkrahësve të Berishës, Meta u shpreh se ka komunikuar me kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi, ku para protestës i ka kërkuar që të ruhet qetësia dhe të mos ketë dhúnë.

Duke kujtuar edhe oborrin e selisë që ishte mbushur me makina ditën e protestës, Meta konfirmon se i ka thënë Këlliçit se ‘makinat në oborr janë provokim”. Më tej Meta ka komentuar protestën e 8 janarit, ku shprehet se ka pasur agresion nga të dyja palët.

Sipas tij protestuesit kanë sulmuar dyert, por nga ana tjetër kanë qënë drejtuesit e PD (krahu i Bashës) që kanë blindiuar dyert, gjë e cila sipas Metës ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të lirisë.

“Thelbi i krizes, është mungesa e vullnetit per te respektuar votën e lirë.”- shprehet Meta.

Me fjalë të tjera Meta u shpreh se ai ka mbajtur nje pozite neutrale dhe se nuk ka dërguar mbështetës të tij në atë protestë

Meta në fjalën e tij ka theksuar se nuk bëhet palë me asnjë nga palët në PD, por dhuna e përdorur para selisë me thyerjen e dyerve dhe të xhamave e për më tepër të goditjes së qytetarëve është i papranueshme.

Si presidenti i Republikës 8 janari nuk është një ngjarje e izoluar por një moment tragjik i një procesi politik degradues, që po zhvillohet prej muajsh dhe vitesh në sy të shqiptarëve që thelb është mungesa e ballafaqimit m votë. Jemi në kushtet kur demokracia shqiptare prej vitesh janë minuar nga kapja e të gjithë instrumenteve shtetërore, dhe kur të gjithë duhet të vendoseshin për llogari të ligjit sistemet duhet që të jenë transparentë. Nuk dua të bëhem palë, dhe asnjëherë nuk kam synuar të bëhem i tillë për këtë konflikt, por si president jam i shqetësuar për konfliktin e panevojshëm në kampin më të madh opozitar që duhet që të zgjidhet me votë të lirë. përdorimi i forcës si ndaj dyerve dhe dritareve, aq më keq ndaj qytetarëve është i papranueshëm.

Akuzat për infiltrimin e personave me precedentë kriminale brenda selisë është alarmante dhe e papranueshme. Kur të gjithë e kanë të qartë se përdorimi i dhunës nuk është dhe nuk duhet të jetë mekanizmi për marrjen e pushtetit, aq i dënueshëm është dhe përdorimi i dhunës për mbajtjen e pushtetit dhe godinës duke shmangur ballafaqimin politik të bazuar në kushtetutën e vendit. Mjetet fizike dhe policeske nuk janë zgjidhje, por vetëm ballafaqimi dhe vota e lirë.

Zhvillimet e 8 janarit solli dhe efekte pozitive që solli dorëheqjen e rojës së Selisë për të mos qenë pjesë e dhunës. Reagimin zyrtar e kam bërë publik më 8 janar”, është shprehur Meta.


TË NGJASHME