HomeSociale

A mund të infektohem për herë të dytë me COVID-19? Ja se çfarë thonë mjekët

Edhe nëse keni antitrupa koronavirusi, ju mund të riifektohen sërish. Kjo është edhe një nga frikërat më të mëdha që po na shoqëron tani. Një ekip studiuesish në Universitetin e Nevadës, po shqyrtojnë rastin e një pacienti i cili u infektua me Covid-19 dy herë.

Edhe në Kinë po ashtu po bëhen studime, pas dokumentimit të rastit të parë me riinfektim.

Duke pasur parasysh jetët e marra nga Covid-19 deri më tani, shqetësimi për valën e dytë është më i madh, duke ditur edhe për riinfektimin. Ekspertët shpresonin që një infeksion Covid-19 do të shkaktonte antitrupa që do të mbronin njerëzit, idealisht për një kohë prej 4-5 muajsh. Aspekti i ndërlikuar i viruseve të frymëmarrjes si koronavirusi i ri është se ato tentojnë të evoluojnë shpejt.

Në mënyrë tipike, sistemi juaj imunitar ju mbron në disa forma. Një, krijoni antitrupa ndaj pushtuesit.

“Antitrupat parandalojnë që virusi të infektojë qelizën”, shpjegon Dr. Sandra Kesh. Krahu i dytë i sistemit tuaj imunitar është një përgjigje e qelizave T, që shkatërrojnë qelizat e tjera që janë infektuar nga një virus.

A mund të infektohem për herë të dytë me Covid-19? Si mund të infektoheni përsëri? Mund të jeni të prekshëm ndaj riinfektimit nëse sistemi juaj dobësohet me kalimin e muajve, ose nëse mutacionet që pëson virusi i japin mundësi ta lërë zbuluar imunitetin tuaj. Nëse keni kaluar një infeksion të lehtë Covid-19, reagimi i antitrupave mund të jetë më i dobët, duke ju bërë më të ndjeshëm, informon dritare.net. Nga ana tjetër, nëse ekziston një lloj tjetër koronavirusi, virusi mund t’i shmangë ato antitrupa dhe ju mund të sëmureni përsëri.

A mund të infektohem për herë të dytë me Covid-19? A do të jetë më i butë infektimi për herë të dytë? Shpesh, riinfektimi do të thotë që do të keni simptoma më të lehta, thotë Dr. Kesh. Kështu ndodhi me burrin në Hong-Kong, ai ishte asimptomatik gjatë infeksionit të dytë, edhe pse virusi ishte ndryshe nga infeksioni i tij i parë. (Ai u rezultoi pozitiv pasi udhëtoi në Spanjë.) Ndërsa për rastin në Nevada, shkencëtarët thanë se ai herën e dytë ishte më rëndë.

“Nëse mutacionet e bënë virusin më virulent, askush nuk e di,” shton Kesh.

A mund të infektohem për herë të dytë me Covid-19? Riinfeksionet me Covid-19 janë të rralla Janë mbi 26 milionë raste të Covid-19 globalisht. Riinfektimi është i rrallë, por nevojiten studime të mëdha për popullatën, thotë Dr. Kesh. A mund të infektohem për herë të dytë me Covid-19?

Çfarë do të thotë kjo për vaksinat? Vaksinat janë krijuar për të ndihmuar trupin që të krijojë antitrupa mbrojtës, kështu që kur një person ndesh mikrobin e vërtetë, trupi është tashmë i përgatitur dhe i gatshëm për ta eliminuar atë përpara se të sëmuret. A do të funksionojë një vaksinë Covid-19 nëse virusi mund të shmangë antitrupat? Vaksinat që i nënshtrohen testimit shpresojnë të synojnë një pjesë të virusit që sistemi imunitar do ta njohë edhe nëse virusi ndryshon, thotë Kesh.

A mund të infektohem për herë të dytë me Covid-19? Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se keni Covid-19 për herë të dytë? Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se nëse keni simptoma përsëri pasi jeni shëruar, duhet të izoloheni dhe të flisni me mjekun tuaj për ritestim. Rreziku i riinfektimit është një kujtesë e fortë se të gjithë duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën shoqërore, edhe nëse tashmë jeni infektuar me koronavirus.


TË NGJASHME