HomePsikologji

A na bën lumturia egoistë?!

Të qenit të lumtur është diçka tepër pozitive pasi të gjithë e dinë se të qeshurit dhe të qenit i gëzuar bën shumë mirë në jetën tonë, por si çdo gjë tjetër ajo ka dhe anët negative të saj.

Me sa duket të qenit i lumtur mund të bëjë egoist dhe të çon të mendosh shumë për veten, ky ishte rezultati i një studimi të kryer nga një psikolog me emrin Joe Forgas në Universitetin e “Nju South Uales” në Sidney.

Ai i ndau disa studentë në grupe ku ata u pyetën në bazë të gjendjes së tyre në qoftë se ishin të lumtur ose jo, ku në bazë të saj u formuan dy grupe.

Më pas ai shpërndau disa bileta lotarie në secilin prej tyre dhe u tha se kishin dy mundësi ose ti mbanin për vete ose tua jepnin shokut dhe u vu re se në grupin ku ishin ata persona me një gjendje të lumtur ishin më të prirur për ta mbajtur për vete ndërsa, të tjerët kërkonin t’ua jepnin shokut ose shoqes së tyre.


TË NGJASHME