HomeLajme

A ndihmojnë burrat në punët e shtëpisë?

32960d2d00162786aaa40b539956eb15Melinda Gates në letrën e saj të hapur për botën, shkruan: “Globalisht, femrat shpenzojnë rreth 4.5 orë çdo ditë për punë që nuk paguhet. Meshkujt shpenzojnë më pak se gjysmën e kësaj kohe”. Puna e papaguar i referohet punës që bëjnë femrat në shtëpi, si gatimi, kujdesi për fëmijët apo ruajtja e marrëdhënies me bashkëshortin. Me gjithë këtë kohë që i duhet kushtuar kujdesit dhe përgjegjësisë për shtëpinë, a ka vërtet shanse t’i kesh të gjitha?”

Një pjesë e problemit vjen prej faktit që femrat bëjnë më shumë punë të papaguar se burrat. Ka qenë prej shekujsh kështu dhe sipas zonjës Gates, kjo nuk duket se do të ndryshojë sepse: “Vajzat sot shpenzojnë qindra e mijëra orë më shumë sesa djemtë duke bërë punë të papaguar sepse shoqëria supozon se kjo është përgjegjësi e tyre”.

Kjo është e vërtetë në të gjitha vendet e botës.

Nëse një femër bën një punë normale 08:00-17:00, ajo kthehet në shtëpi rreth orës 17:30 dhe pastaj bën mesatarisht 4.5 orë punë të papaguar në shtëpi, atëherë i bie që ajo nuk mbaron dot më shpejt se ora 22:00. Ndërkohë që nuk ka bërë asgjë tjetër, veç punëve të shtëpisë.

Sa prej grave ndihmohen sot nga burri për punët e shtëpisë? Shumë pak, për të mos thënë asnjë. Ndihma nga partneri sigurisht që e ul nivelin e ngarkesës. Është e rëndësishme mirëkuptimi në familje, edhe sa u takon punëve të shtëpisë. Bashkëshortët që i kanë të ndara detyrat dhe përgjegjësitë, bëjnë një jetë më të qetë dhe të rehatshme. Capture

Pra, a mund t’i kenë femrat të gjitha? Patjetër që po. Por nëse dëshirojnë t’i kenë të gjitha atëherë duhet të bëjnë disa ndryshime serioze në jetën e tyre. E para fare është prioriteti ndaj shëndetit. Nëse puna e papaguar është shpërndarë në një mënyrë të pabarabartë, atëherë është koha që t’i kaloni disa gjëra partnerit dhe fëmijëve nëse ata janë të rritur.

Pavarësisht se si e harxhon kohën tënde të lirë, është tepër e nevojshme që të pushosh. Asnjë femër nuk mund t’i bëjë të gjitha nëse nuk bën asgjë për veten e saj./urbanus.al/


TË NGJASHME