HomePsikologji

A ndryshon personaliteti juaj pas martesës?

Shpesh thuhet se çiftet e martuara rriten më shumë gjatë viteve të martesës. Por a mund të ndryshojë vërtetë martesa personalitetin tuaj? Hulumtimi i ri nga psikologu i Universitetit të Gjeorgjisë Justin Lavner dhe kolegët e tij, tregon se personalitetet e njerëzve ndryshojnë në mënyra të parashikueshme brenda një viti e gjysmë pas lidhjes. Psikologët janë kureshtar për dy pyetje: se nëse personaliteti është i përcaktuar nga gjenet apo nga përvoja e fëmijërisë së hershme.

Mirëpo mendohet se ajo është një kombinim i këtyre dyave apo siç njihet ndryshe, kombinim i natyrës dhe edukimit. Sidoqoftë, nga mosha e rritur, personaliteti vendoset dhe nuk ndryshon shumë pas kësaj. Megjithatë, disa hulumtime kanë treguar se ngjarjet kryesore të jetës mund të shtyjnë personalitetin në drejtime të veçanta. Martesa, natyrisht, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e një personi.

Meqenëse çiftet e martuara duhet të gjejnë mënyra për t’u përshtatur në jetën e tyre, ndoshta nuk është për t’u habitur që ata do të përjetojnë ndryshime në personalitetin e tyre teksa përshtaten me jetën e partnerit. Kjo është hipoteza që e provuan Lavner dhe kolegët e tij. Ky studim i tyre u bazua në tiparet e personalitetit të çifteve apo që njihet si Big Five. Big Five i ka këto tipare: hapjen ndaj eksperiencave, ekstraversionin, pajtueshmërinë dhe ndërgjegjshmërinë, ku eksperimentuesit duke u bazuar në këto tipare i kanë shpjeguar ndryshimet e personalitetit tek çiftet.

Hapja ndaj eksperiencave, edhe burrat edhe gratë treguan një rënie në këtë tipar të personalitetit sepse ky ndryshim i hapjes ndaj eksperiencave pasqyron ndryshimet e mënyrës së jetesës dhe përshtatjen me njëri-tjetrin.

Pajtueshmëria- të dy, burrat dhe gratë u bënë më pak të pajtueshëm gjatë rrjedhës së studimit, por kjo prirje rënëse është veçanërisht e dukshme për gratë. Në përgjithësi, gratë priren të jenë më të pajtueshme sesa meshkujt.

Neuroticizmi- burrat treguan një rritje të lehtë të stabilitetit emocional. Megjithatë, gratë treguan një rritje më të madhe. Në përgjithësi, gratë kanë tendencë të raportojnë nivele më të larta të neuroticizmit (ose paqëndrueshmërisë emocionale) sesa meshkujt.

Ndërgjegjshmëria- burrat u rritën në mënyrë të konsiderueshme në ndërgjegjshmëri, ndërsa gratë mbetën të njëjta. Studiuesit vunë në dukje se gratë kanë tendencë të jenë më të larta në ndërgjegje se sa burrat. Rritja e ndërgjegjshmërisë për burrat ndoshta pasqyron të mësuarit e tyre për rëndësinë e të qenit të besueshëm dhe përgjegjës në martesë.

Kjo ndoshta nuk vjen si befasi që kënaqësia martesore u zbrit për të dy, si burrat edhe gratë gjatë rrjedhës së studimit. Megjithatë, studiuesit zbuluan se tipare të caktuara të personalitetit në bashkëshortët ose bashkëshortet parashikonin se sa u pakësua kënaqësia e tyre martesore me kalimin e viteve.


TË NGJASHME