HomeLifestyle

A përputhet makina juaj me stilin e jetesës

Llojet e makinave janë të ndryshme, dhe kur ne nisemi për të blerë një makinë mundohemi që ta pershtatim atë sa më shumë me stilin tonë të jetesës.

Ndërsa ne mund të ndjekim një rrugë instiktive kur bëhet fjalë për të zgjedhur se cilën makinë do të blejmë, është më shumë e nevojshme të shohim se çfarë na përshtatet më së miri. Ne ju sjellim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të gjeni një automjet që është i përshtatshëm për stilin e jetës dhe nevojat tuaja.

1. Qyteti
Makina që ju përshtatet do të varet edhe nga qyteti në të cilin jetoni. Nëse jetoni në New York City, veçanërisht afër Manhattan, atëherë nuk është shumë e nevojshme që të keni makinë, pasi sistemi i transportit publik është shumë i mirë, dhe mund të jetë shumë më i shpejtë. Dihet që shumica e njerëzve nuk jetojnë në qytete të cilët janë pa autobus dhe trena. Kur bëhet fjalë për blerjen e një automjeti, duhet të përqendroheni në ato automjete të vogla, kompakte që janë më të lehta për t’u parkuar në hapësira të ngushta.

New York City Has a New Congestion Pricing Plan - Bloomberg

2. Aventurat jashtë zonës së banimit
Një pjesë e njerëzve nuk jetojnë në qytete, të paktën jo në qytete të mëdha. Nëse jeni një nga këta njerëz, atëherë do të duhet të keni një automjet që mund të trajtojë ambientet e jashtme me lehtësi. Vozitja mund të jetë shumë më e vështirë në zonat jo-urbane, veçanërisht në zonat malore. Si i tillë, rekomandohet të shikoni për një makinë që mund të trajtojë me lehtësi terrenet më të vështira, siç është një rover evropian. Ju gjithashtu do të duhet të mendoni edhe për motin, nuk ka asgjë më të keqe se blerja e një automjeti i cili nuk mundë ti përballojë reshjet e mëdha të shiut.

The 16 Best Cars for Adventure | Outside Online

3. Numri i vendeve.
Veç mjedisit dhe zonës ju do të duhet të mendoni praktikisht për makinën që ju nevojitet. Për shembull, sa njerëz janë në familjen tuaj, dhe si do të duket një fundjavë me ta? Duhet të zgjidhni një makinë të përshtatshme për çanta, paisje të mëdha sportive ose për paisje kampesh. Gjithmonë sigurohuni që të keni hapësirë të mjaftueshme.

Why use Car Rental Services is essential while visiting Chios ...

4. Buxheti
Duhet të bëni një menaxhim të buxhetit tuaj për të përballuar çmimin e automjetit që do të blini, por nëse po i shtyni financat tuaja deri në kufi për të marrë një makinë, atëherë është e domosdoshme që të mendoni për kostot shtesë të makinës. Vetë automjeti është vetëm një pikë fillestare. Ju gjithashtu do të duhet të mendoni se sa do të jetë sigurimi, kostoja e riparimit të automjetit nëse prishet.

Registration of Commercial Cars Boosts New Car Market in January ...

TË NGJASHME