HomeShowbiz

A po hakmerret Kylie ndaj Jordan?!

Jordyn Woods dhe Kylie Jenner kanë qenë të pandashme derisa u bë publik skandali i tradhtisë mes 21-vjeçares dhe Tristan Thompson ish-partnerit të Khloe Kardashian.

Jo që u shkatërrua një familje, por dhe një shoqëri e cila ka zgjatur për vite me radhë. Kylie e dëboi nga shtëpia e saj Woods pasi çdo gjë u bë publike.

Produktet e kozmetikës për të cilat bashkëpunuan dy ish-shoqet e ngushta, linja quhej “Jordy Lip Kit”, patën një ulje drastike, nga 27$ në 13.50$. Të gjithë gishtat filluan të drejtoheshin nga Kylie. Shumë persona ndanin mendimin se uli çmimet si shenjë hakmarrjeje ndaj Jordyn.

Përgjatë një interviste për “The New York Times” bukuroshja e cila është nënë e një vogëlushjeje të quajtur Stormi, ka deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë: “Nuk është në karakterin tim. Nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë dhe kur e pashë që çmimet ishin ulur, u befasova!”

Rikujtojmë se pas skandalit, dy ish-mikeshat e ngushta kanë pasur shumë pak komunikim me njëra-tjetrën.


TË NGJASHME