HomePolitikë

A vendoset dot një urë, mbi greminën e përplasjes?

“Sot, arrestime dhe burg, po në 30 Qershor?”,  është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur Zhejit.

Refuzimi i kryeministrit, për tu dorëhequr dhe për ti hapur rrugë përmes dorëheqjes, një marrëveshjeje të re politike nga njëra anë dhe refuzimi i Opozitës, për një zgjidhje politike me Ramën kryeministër, nga ana tjetër, ka bërë që përplasja të japë rezultatet e para, pas gazit, vijojnë arrestimet dhe vendosmëria e policisë për tu përballur me çdo çmim.

Përshkallëzimi i përplasje politike, duket se po jep dukshëm pamjet e para, arrestimi i ish deputetit Klevis Balliu, duket një tregues i qartë i vendosmërisë së kryeministrit, për menaxhimin e situatës së zgjedhjeve lokale që po vijnë.
Sfida është ballë për ballë, ndërsa ndërkombëtarët, e kanë lënë situatën shqiptare, në vetmi të plotë dhe pa arbitrazh.
Ndërkohë, palët vijojnë fushatat paralele në terren, duke u shprehur zgjedhësve bindjen se fitorja është në krahun e tyre.
Si gjykohet të shkojë përpara, situata politike, ekonomike dhe e stabilitetit në Shqipëri?

Të ftuar:

1. Myslym Murrizi
2. Genc Gjokutaj
3. Sonila Meço
4. Arion Sulo
5. Genti Gaba
6. Laert Vasili


TË NGJASHME