HomePolitikë

Abuzime me tenderat, arrestohen 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

Arrestohen 4 ish-zyrtarë të MinistrisëDrejtësisë ndërsa nën hetimet janë edhe 8 të tjerë. Prokuroria e Tiranës ka zbuluar abuzime dhe shkeljeprocedurat e tenderimi, të evidentuara nga grupi u inspektimit të ministrisë së Drejtësisë dhe më pas nga grupi i inspektimit të MFE.

Në pranga kanë përfunduar ish Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, Drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce si dhe specialistët e IT Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Dëmi i përllogaritur nga këto abuzime arrin në miliona euro.

Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

Sipas prokurorisë, hetimet kanë patur fokus funksionarët e komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave, si dhe funksionarët që kanë qënë pjesë e njësive të prokurimit dhe komisionit të verifikimit të ofertave, për pesë tendera si mëposhtë:

Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale
Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarim

Gjithashtu, po verifikohen edhe veprimet dhe përgjegjësia konkrete e ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, por edhe ish ministri Petrit Vasili, pasi po hetohet pikërisht periudha kur institucioni drejtohej prej tyre.


TË NGJASHME