HomeSociale

Abuzimet me të mitur, flasin psikologët: Arsyet pse ndodhin

Krimet seksuale, janë një tjetër vepër e rëndë penale me të cilën vendi ynë është përballur herë pas here. Shifrat zyrtare flasin për një rënie të këtyre krimeve, me 26% në katër vitet e fundit. Megjithatë, vet natyra e këtyre veprave penale e rëndojnë situatën përtej shifrave.

Në të dhënat e Institutit të Statistikave, në 2018 janë regjistruar 110 krime seksuale. E krahasuar me 2015 janë 39 krime më pak.

Krimet seksuale ndahen në dy kategori, ajo e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe krimeve të tjera seksuale.

Në vitin 2015, vihet re që krimet seksuale me dhunë dhe krimet e tjera seksuale, janë në raporte të përafërta me njërin-tjetrin, ndërsa të dhënat e 2016-ës dhe 2017-ës, tregojnë se krimet seksuale të kryera në kushtet e dhunës janë ulur.

Autorë të dënuar për krimet me natyrë seksuale, në vitin 2018 janë 71 persona, 11 më pak se viti 2015.

Për sociologen Entela Binjaku, krimet seksuale në vendin tonë ndodhin për shkak të mungesës së edukatës seksuale, por edhe nga mungesa e ndëshkueshmërisë.

Sociologia Binjaku, thotë se krimet seksuale nisin në moshë të re dhe kryesisht viktimat janë vajzat.

Viti 2019, ka regjistruar dy krime të rënda me natyrë seksuale. Të martën, Fiks Fare në Top Channel denoncoi, abuzimin që babai bënte me të bijën 18 vjeçare, për tre vite me radhë.

Ndërkaq në shkurt u regjistrua një tjetër ngjarje në Kavajë, ku një 13 vjeçare u përdhunua nga shokët e saj të klasës, ngjarje të cilat kalojnë përtej normave shoqërore./tch


TË NGJASHME