HomeLajmi i Fundit

Abuzimi seksual ndaj adoleshentes, e gjithë Kosova “ngrihet” në këmbë

Kryesia e KuvenditKosovës ka vendosur që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme për 16 vjeçaren nga Drenasi, me kërkesëdeputetëveopozitës. Adoleshentja, sot 18 vjeçe, tha se që nga viti 2016 ishte shfrytëzuar nga profesori i shkollës dhe më pas, si skllave seksi nga polici, ku bëri denoncimin. Seanca nis në orën 12:00.

Kujtojmë se ka pasur një reagim të madh nga qytetarët e Kosovës të cilët u mblodhën edhe dje me slogane në duar ku kërkonin dënimin e profesorit, policit dhe mjekut që ka kryer abortin e të miturës në klinikën e tij si dhe mbrojtje për gratë dhe vajzat.