HomeLajmi i Fundit

Abuzoi me minorenen/ 72-vjeçari mohon akuzën: Vajza ishte e droguar, i dashuri i premtoi 10 mln lekë që të më denonconte

Fenomeni i abuzimit seksual, është një fenomen i cili është përhapur ndjeshë vitet e fundit edhe në Shqipëri.

Kësaj radhe do të risillet në vëmendje edhe një herë rasti i vajzës nga Saranda e cila është abuzuar nga një i moshuar 72-vjeçar. Akuzat mbi 72-vjeçarin janë të rënda, por ai sot gjatë një interviste për emisionin “Zemër e Hapur”, në News24, ai mohoi akuzat, madje e kthen akuzën nga ana e viktimës, duke thënë se ajo ishte e droguar dhe i gjithë denoncimi ka qënë fals, pasi i dashuri i vajzës i ka premtuar asaj 10milionë lekë nëse e denonconte plakun.

Ngjarja ka nodhur në Prill të këtij viti, dhe deri tani kanë kaluar 7 muaj që nga pikënisja e kësaj çështje. Gjykata e Sarandës i ndryshoi dhe lehtësoi masën e sigurisë të akuzuarit Barjam Tusha, duke e lënë në arrest shtëpie.

PJESË NGA INTERVISTA.

PJESË NGA INTERVISTA
Evis Ahmeti: Prej sa ditësh je në shtëpi?
Tusha: Kam 3 ditë.
Evis Ahmeti: Si e kanë pritur fëmijët e t’u lajmin?
Tusha: Janë 100 për qind me babain. E dinë që nuk kanë baba të tillë.
Evis Ahmeti: Si ka ndodhur arrestimi?
Tusha: Isha në shtëpi punoja me një nipin tim polic. Më tha “hajde në polici”. Më pyetën, isha 80 orë pa gjumë. 4 ditë e 4 netë. Më pyet hetuesi një Roland Iliazi. Nuk i pranova akuzat. Nuk mora dhe avokat se nuk kisha lekë. Më akuzojnë për një gjë që nuk e kam bërë.
Evis Ahmeti: Çfarë raporti keni pasur me familjen e vajzës?
Tusha: I kam mbajtur 7 muaj në shtëpi. Kanë qenë në vështirësi dhe i kam ndihmuar. Me kryetarin e bashkisë i ndihmova që të gjenin një tokë dhe të ndërtonin një shtëpi. Që aty nisi sherri e kërcënime.
Evis Ahmeti: Kush ju kërcënoi?
Tusha: Inspektorët e zonës.
Evis Ahmeti: Keni marrëdhënie me ish0nusen e djalit që është edhe motra e 17-vjeçares?
Tusha: Po e respektoj shume dhe më respekton. U hodh nga gëzimi kur e mori vesh që u lirova. Më tha “sa mirë se motra ime e ka fajin”.
Evis Ahmeti: Të ndalemi tek akuzat e rënda që janë hedhur ndaj jush. Çfarë e bëri 17-vjeçaren të të denonconte?!
Tusha: Akuzat nuk i pranoj. Që kur u lidh me të ajo ndryshoi. Ai ishte një rrugaç. Merrej me drogë e pisllëqe. Me këmbënguljen time e të atit ne nuk e lejuam që ajo të rrinte me atë djalin. E kthyem në shtëpi. Na thanë që duhen dhe u thamë të martoheshin. E merr nga shtëpia, e mbante disa ditë e sillte. Thoshte se kishin ikur në Vlorë, Sarandë, Tiranë. I ati shkoi në shtëpinë e djalit ta kërkonte vajzën por ata e rrahën. Ai kërkoi ndihmën time. Pas kësaj djali e solli vajzën në shtëpi. I ati më tha ta ruaja meqë punoja 40 metra larg. Kur erdhi në shtëpi vajza i tha tezes se pinte në ditë një kokërr. U bë agresive nuk e shikonte të atin me sy. Një natë para se të arrestohesha, i dashuri i vajzës dhe disa fqinj më gjuajtën me gurë. Ndaj prandaj qëllova me armë që të trembja dhe vajzën. Ata i kishin premtuar vajzës 10 milionë lekë nëse me denonconte. Gentjan Ruci e ka droguar. Unë nuk kam abuzuar me vajzën.
Evis Ahmeti: Po përgjimet?
Tusha: Kam firmosur pa lexuar. Kam pranuar që kam pasur një marrëdhënie me një grua 45 vjeç. Jo me vajzën. Nuk merresha me fëmijë.
Evis Ahmeti: Si ishin këto 7 muaj izolimi?
Tusha: Një ferr i vërtete. Qëndroja në 8 m2. Të burgosurit e tjerë më shanin dhe ofenduan shumë rëndë.