HomeLajmi i Fundit

Abuzoi për vitë me radhë me nxënësen e shkollës/ Burgoset për 12 vjet Abas Doka

Rikthehet në vëmendje një ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2019, ku roja i shkollës “Azem Hajdari” në Tiranë, ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, 15 vjeçare, bashkë me tre të rinj të tjerë.

Ngjarja aso kohe tronditi gjithë opinionin publik, sakaq Gjykatës i është dashur gjithë kjo periudhë kohore, për të mbyllur hetimet dhe të japë vendimin përfundimtar.

Bëhet fjalë për shtetasin Abas Doga, për të cilin u mor vendimi “Arrest me burg”, për 12 vite.

Sakaq një nga të rinjtë Klajdi Poci, është dënuar me 7 vitë e 4 muaj burg, ndërsa dy të miturit e tjerë bashkëpunëtor janë dënuar përkatësisht me 3 dhe 3.4 vite burg.

Rikujtojmë se skandali u zbulua nga vetë vajza, ku pas denoncimit në polici, autoritetet u vunë menjëherë në lëvizje. Çështja gjithashtu ka pasur gjithë mbështetjen mediatike dhe të figurave të njohura.

Roja i shkollës, e ka kërcënuar për një kohë të gjatë vajzën, përmes disa videove të realizuara gjatë akteve të përdhunimit, ndërsa zanafilla që i bëri të mundur agresorit për të futur vajzën në “rreth”, ishte kërcënimi se ai do i tregonte prindërve të 15-vjeçares se ajo dilte larg shtëpisë me shoqet.

Vajza e gjendur përballë presionit, ka rënë pre e kërcënimeve dhe më pas e abuzimeve nga 4 “monstrat”.

Pas abuzimit seksual, skandali vijoi pasi Doga shënonte emrin e vajzës si dhe fjalë të tjera fyese nga pas, për t’i përçuar mesazhin se nëse nuk bindej që të kryente marrëdhënie seksuale, hakmarrja do vazhdonte.

RIKUJTOJMË NJË PJESË NGA DEKLARATA E VAJZËS

“Mbaj mend që ka qenë data 12.04.2019 që ky shtetas më kishte shkruajur emrin nëpër pallate. Unë atë ditë kam qarë gjithë ditën dhe për 3 javë prindërit nuk më lanë që të dilja nga banesa. Kur dola nga banesa dhe shkoja në shkollë ky shtetas, i cili ishte dhe roje e shkollës ku unë bëja mësim, nuk më linte rehat dhe më ngacmonte sapo më shihte duke thënë; ‘Hajde tek toka’. Pas më ka shkruajtur emrin herën e parë dhe në muret e pallatit më thoshte se do ma shkruante përsëri nëpër mure nëse nuk shkoja tek toka e tij për të kryer marrëdhënie. Pas rreth një jave ai më shkroi sërish emrin nëpër mure dhe unë jam ndjerë e detyruar që të shkoja përsëri tek toka e tij. Edhe këtë herë, pra herën e dytë, kam shkuar në orën 18:30, tek shtëpia që përmenda më sipër. (Në këtë pjesë të dëshmisë vajza flet dhe për filmimet që 65-vjeçari ka bërë teksa e përdhunonte, ku për arsye etike vendosim ta censurojmë).

Tre katër ditë pas ngjarjes, ku Abazi më kishte bërë edhe video në telefonin e tij, unë kam takuar shtetasin me inicialet K.P., (identitetin po e japim me iniciale), i cili banonte në afërsi të pallatit tim me qira. Ky shtetas më ka thënë që të shkoja tek toka ku unë kisha shkuar me Abazin, pra tek shtëpia ku kisha kryer marrëdhënie seksuale. Unë fillimisht kam refuzuar por më pas ky shtetas më ka treguar disa video e foto që mua më kishte bërë Abazi. Më tha se nëse nuk shkoja tek toka, ai do t’ju tregonte videot dhe fotot njerëzve. Unë jam detyruar që të shkoja tek shtëpia që përshkrova më sipër. Më të kam kryer marrëdhënie seksuale vetëm një herë dhe e kam bërë për arsye që unë përmenda më sipër. Me shtetasin Abaz Doga kam shkuar tek shtëpia në fjalë dhe kam kryer marrëdhënie mbi 15 herë. Hera e fundit që kam kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin në fjalë është muaj mars i këtij viti”,- rrefeu e mitura asokohe.