HomeLajmi i Fundit

Abuzoi seksualisht me të miturën 10-vjeçare/ Motrat e Ajet Dumes: Nëse kjo ka ndodhur le të kalbet në burg!

Gjatë ditës së sotme në emisonin “Zemër e Hapur”, është rikthyer në vëmendje një rast i abuzimit seksual, ku shtetsi Ajet Dume 75-vjeç, ka abuzuar me një të mitur të moshës 10-vjeçare.

Në studion folën dy motrat e Ajet Dumes të cilat deklaruar se nëse ky akt ka ndodhur në të vërtetë, ato do pranonin që vëllai i tyre të vuante dënimin e merituar.

PJESË NGA BISEDA

Motra e Ajet Dume, Floresha Sulejmani: Kjo zonja jetonte me vëllain tim prej më shumë se 7-vitesh, madje ata të dy kanë një fëmijë, një vajzë, të cilën kjo ja bëri si dhuratë, pasi ai e kërkonte një fëmijë të seksit femër. Ne gjithmonë i kemi kërkuar llogari që pse zgjodhi të jetonte me këtë grua, e cila është e martuar dhe kishte një martesë dhe burri i saj është njeri i sëmurë psikik. Por vëllai ma mbyllte gojën duke thënë se s’kisha punë me familjen e tij. Ai kishte një martesë të mëparshme, nga e cila ka edhe fëmijë, por ata janë ndarë me konsensus. Vëllai im nuk është agresiv, pasi ato akuzat që jep ajo si femër se Ajeti është pijanec. Vëllai im ka bërë hyrje dalje në Greqi, pasi për ato dy çupa, edhe për atë që nuk e kanë së bashku. Vajza e abuzuar më telefononte dhe më pohonte se ishte mirë me shëndet, por që më kërkonte lekë. Kjo zonjë ka dhe një motër tjetër, me të cilën bënë edhe planet, ajo shkon me pleq dhe shet trupin ma ka pohuar vetë këtë gjë. Por kjo gjë unë mendoj që vëllai im nuk e ka bërë, pasi ajo së bashku me motrën janë femra, të cilat shkojnë me këdo. Unë atë vajzë që Ajeti ka me të nuk do ta braktis kurrë, sepse është gjaku jonë. Presim të dali e vërteta në dritë.

Luljeta Sherifi, motra e Ajet Dume: Nëna e vajzës ka jetuar në gjendje ekonomike shumë të varfër, ajo më parë jetonte në një barake dhe Ajeti vëllai im e mori në mbrojtje, sepse nuk kishte shtëpi. Ajeti e mori me gjithë të shoqin në shtëpinë e tij se vet vëllai jetonte jashtë shtetit. Ajo i ka shërbyer edhe nënës tonë dhe kemi kaluar mirë me njëri-tjetrin. Para se të vdiste nëna jonë vëllai im më tha që unë kam një vajzë të vogël me këtë nënën e vajzës, e cila ka thënë se është abuzuar. Kjo zonjë është shumë normale, nuk ka problem të shëndetit mendor, por ajo është shtyrë nga dikush tjetër. Ajo kur ndodhi kjo ngjarje më telefonoi dhe më tha që vëllai ka kapur vajzën dhe i thashë çfarë po thua, nëse është e vërtetë kjo gjë, ai le të kalbet në burg.