HomeShowbiz

Adelina Tahiri feston ditëlindjen në një nga restorantet më të shtrenjta

Adelina Tahiri është e njohur për jetën e saj luksoze. Momentalisht ajo i është dedikuar djalit të saj, Jon, megjithatë asnjëherë nuk i lë pas dore udhëtimet e shtrenjta. Ditën e sotme, këngëtarja mbush plot 27 vjeç dhe ka vendosur që në mbrëmje ta presë ditëlindjen e saj në një nga restorantet më të famshme, në Stamboll. Adelina ka publikuar një foto me kuzhinierin e njohur, Nusret dhe një video teksa ai përgatit ushqimin përpara të gjithë të pranishmëve. Këngëtarja e ka uruar veten nëpërmjet një fotoje ku shkruan numrin ‘27’, ku dhe urimet nga ndjekësit nuk kanë munguar. Me siguri, festimet dhe dhuratat e Adelinës do vazhdojnë, ndaj kurioziteti i fansave për të ditur më shumë duhet të jetë shumë i madh./gotanews.tv


TË NGJASHME