HomePolitikë

Ademi publikon letrën e plotë për Gjykatën Kushtetuese

Kryetarja e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Voltana Ademi, ka postuar sot kërkesën e plotë që ajo në emër të shoqatës ka depozituar me 17 korrik 2019 në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me votimet e 30 qershorit.

“Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore”-thekson ajo, duke nenvizuar kerkesat kryesore te kesaj shoqate.

Postimi i Voltana Ademit 

Si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me 17 korrik 2019, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit.

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

1. Konstatimin antikueshtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe antarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikueshtetues të zgjedhjes së antarëve të këtyre organeve;

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gërmën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

Më poshtë gjeni të plotë kerkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
21
22

TË NGJASHME