HomeLajme

ADISA hapet edhe në Lushnjë, shërbime pranë vendbanimit për 130 mijë qytetarë

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA, ka tashmë sportelet e saj edhe në Lushnjë, ku do të asistojë 130 mijë banorët e kësaj bashkie.

Në ADISA ofrohen për qytetarët 472 shërbime online përmes portalit E-Albania, si pjesë e revolucionit dixhital 2020.

Në përuruimin e zyrave të ADISA ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, Drejtori i Përgjithshëm i ADISA-s, Lorin Ymeri, etj.

Bashkia e Lushnjës bën të ditur se “në ADISA Lushnjë do të ofrohen rreth 70 shërbime vendore të bashkisë në kushte komode me standarde europiane”.

ADISA ruan të gjitha standardet europiane për ofrimin e shërbimeve publike duke përmendur këtu, infrastrukturën e përshtatur për PAK dhe informacionin e përshtatur në gjuhën e shenjave, sistemin elektronik te menaxhimit të radhës, ambiente bashkëkohore duke iu ofruar të gjithë qytetarët kushtet më të mira të ofruara ndonjëherë në vendin tonë.


TË NGJASHME