HomePolitikë

Administrata e Vaut të Dejes presion policisë: Nëse nuk lirohen ambjentet do …

Pas ultimatumit të dhënë ditën e djeshme nga Bashkia e Vaut të Dejes për lirimin e ambjenteve të KZAZ-së nr 6 në Bushat, një grup nga administrata e bashkisë kanë shkuar për të vëzhguar nëse është zbatuar ky urdhër.

Që në hyrje të KZAZ administrata e Vaut të Dejes është përballur me forcat e Policisë së Shtetit, të cilët nuk i kanë lejuar të hyjnë në ambjentet e brendshme të KZAZ-së.

Nisur nga kjo sekretari i këshillit Gentjan Ndoj u është drejtuar atyre me një shkresë zyrtare duke u thënë se bashkia Vau Dejes nuk ka qëllim të shkaktojë përplasje dhe tensione po vetëm të zbatojë dekretin e presidentit Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndoj ka theksuar gjithashtu se “nëse nuk lirohen ambjentet që janë në pronësi të bashkisë Vau Dejes secili do përballet me ligjin.”


TË NGJASHME