HomeSociale

Administratori i OSHEE: Kemi falur kamat-vonesat, ja si do të veprohet

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela deklaroi se qeveria ka falur kamat-vonesat që kanë pasur familjarët nga data 31.02.2019. Gjithashtu, përveç faljes së kamat vonesës, këta përfitojnë një riskedulim të kamat vonesës. Ndërsa për biznesin Çela tha se i falet kamat vonesa dhe do paguajë vetëm principalin.

“Është falur kamat-vonesa për debitorët deri më 31.02.2019, pra kamat-vonesa e vitit të shkuar. Janë rreth 91 mijë abonentë, që paguajnë rregullisht. Këtyre iu zerohen automatikisht kamat vonesat. Përvec faljes së kamat vonesës, këta përfitojnë një riskedulim të kamat vonesës. Do të veprohet me to kështu, do paguajnë 20 mijë lekë. Biznesit i falet kamat vonesa dhe do paguajë vetëm principalin. Kemi grup tjetër prej rreth 130 mijë debitorësh, që nuk kanë arritur në akt marrëveshje. Këta kanë afat deri në qershor që të hyjnë në marrëveshje dhe të përfitojnë menjëherë kamat vonesën”, tha Çela.

Në intervitë për “News 24” Çela tha se energjia duhet të paguhet dhe se janë krijuar lehtësira abonentëve për të paguar atë.

“Ka shumë abonentë që nuk kemi akses, sepse mund të jenë familjarë që janë karantinizuar etj. Me këtë rast është marrë një vendim, që do bëhet me pjesë referuese, duke paguar abonenti aq sa mesatarisht ka paguar më herët.  Energjia duhet të paguhet. U kemi krijuar lehtësi abonentëve për të paguar energji. Kur të dalin për të blerë dicka, të paguajnë edhe energjinë që konsumojnë ose mund të paguajnë edhe online madje. Duhen paguar paratë e energjisë, sepse duhen kryer edhe pagesa të pagës, se gjithcka shkon zinxhir”, u shpreh Cela.

Më tej, Çela shtoi se ashtu si mjekët punojnë në këto ditë të karantinës, edhe rreth 2000 punonjës të OSHEE punojnë nëterren, madje punojnë edhe në orën 9 të darkës në kushtet e karantinimit.

“Këta ditë kemi nevojë për suportin e mjekëve dhe infermierëve, që janë heronjtë e vërtetë të situatës. Ne gjatë kësaj periudhe kemi asistuar me energji elektrike, duke ua bërë më të lehtë qëndrimin në karantinë në këtë situatë të vështirë. Janë 2000 punonjës, 2000 heronj mund të quhen që janë në frontin e parë të luftës. Ata punonjës punojnë edhe në orën 9 të darkës në kushtet e karantinimit. Kompania ka marrë të gjitha masat për pajisjen me maska, me doreza, me material dizinfektues. Po respektojmë distancat që janë vendosur. Kemi marrë masa edhe për të mbrojtur klientët që vizitojnë mjediset e kompanisë”, tha Cela


TË NGJASHME