HomeSport

Administratori i Vllaznisë flet pas pakos së dyshuar eksplozive poshtë makinës

Është gjetur poshtë makinës të administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, një sasi e dyshuar eksplozivi. Sasia e dyshuar si tritol nuk ka shpërthyer. Forca të shumta policia ndodhen tek mjeti i cili është i parkuar në afërsi të banesës së Licit që ndodhet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Administratori i Vllaznisë në Shkodër, Suad Lici tha se nuk kishte asnjë problem me askënd.

Lici: Ndodha lidhet edhe me detyrën time. Le t’ua lëmë organeve kompetetente. Nuk jam unë kompetenti. Nuk kam asnjë lloj problematike. Unë jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Nuk kam pasur problematika. Unë jam personin përgjegjës për mbarëvajtjen e formacionit. Unë kam qenë i detyruar të zbatoj vendimet e drejtuesve.

-Është ky një lloj presioni që ju të largoheni nga administrimi i klubit “Vllaznia”?

Lici: Do të vazhdoj detyrën. Pa folur organet kompetente nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është një marrëdhënie me sportin, mendoj që strukturat kriminale të qëndrojnë larg sportit. Absolutisht nuk më tremb kjo ngjarje. Në Shkodër më kanë çdo ditë.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME