HomeLajmi i Fundit

Adoleshenti plagoset me thikë në kraharor pas sherrit me bashkmoshatarin në ambjentet e shkollës

Një zënkë mes dy adoleshentëve ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre këtë
të hënë në Gjirokastër.

Burime zyrtare sqarojnë se nxënësi ka marrë plagë
në kraharor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Njoftohemi se në urgjencën e spitalit Gjirokastër është paraqitur për të
marë mjekim I.F, nxënës në Gjimnazin “Siri Shapllo”, i cili është konäiktuar
në oborrin e shkollës me A.D, (nxënës i kësaj shkolle).

A.D ka goditur me
thikë në kraharor I.F, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”,
thuhet në një njoftim paraprak të policisë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët shoqëruan autorin
në ambientet Komisariatit dhe pritet që të zbardhin rrethanat e plota të
kësaj ngjarjeje