HomeLajmi i Fundit

Adoleshenti shqiptar humb jetën në sy të prindërve

Në një familje shqiptare në Itali, djali 17-vjecar ka humbur ndjenjat dhe me pas ka ndërruar jetë në vend, pak pasi kishte hyrë në banesë. E gjithë skena ka ndodhur në prani të prindërve.

Mediat italiane shkruajnë se Endri Cania jetonte me prindërit që merreshin me bujqësi dhe ishin banorë në Sparanise, komunë e provincës në Caserta.

Ata kanë dhënë alarmin dhe kanë kërkuar ndihmë. Menjëherë ka shkuar aty një mjek, që ishte fqinj me ta.

Ai është munduar t’i bënte frymëmarrje artificiale dhe masazh kardiak, por gjithçka ka qenë e kotë. Edhe mbërritja e ambulancës nuk ka bërë dot asgjë, vetëm se mjekët që erdhën konfirmuar se djali kishte ndërruar jetë.

Pritet tashme verifikimi i shkakut, qe dyshohet nje arrest kardiak. Ka dyshime se pak para se te hynte ne shtepi, djali kishte rene nga nje mur jo i larte, por ende nuk dihet nese te jete ky shkaku.