HomeShowbiz

Adrola Dushi tregon pse ende është single

Adrola Dushi është një prej femrave më të bukura në Shqipëri, e cila është një nënë beqare. Që prej ndarjes nga bashkëshorti, ajo nuk është komentuar për ndonjë romancë të re.

Gjatë intervistës për “Why Not”, Adrola do bëhej pjesë e një loje ku moderatorja Roza Lati do e gjuante duke imituar meshkujt tipikë shqiptarë.

Menjëherë modelja rrëfeu diçka që askush nuk do ta besonte.

“Të ta prish këtë që the se mua nuk më gjuajnë fare. Mu bë djali për tu martuar dhe them kur do më gjuajnë mua. Ka ikur koha ime fare. Për të qenë e sinqertë, nuk më ngacmojnë shumë këtu. Nuk e di më ruhen, gjë që më pëlqen te vetja ime. Kur bëhet ndonjë ngacmim që është për të qeshur, thjesht qesh e aq”, tha ajo.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë flirt në Manhattan të New Yorkut, ajo ka thënë të kundërtën se nuk ka asgjë të re.

“Mendoj që meshkujt shqiptarë janë shumë më mirë se meshkujt jashtë. Kur shkoj te shqiptarët jashtë thonë shiko se ka çuna këtej. Po ku ka çuna këtej mo? Nuk ka çuna këtej”, shtoi ajo.


TË NGJASHME