HomeShowbiz

Adrola Dushi zbulon të vërtetën për lidhjen me Capital T

Pak ditë më parë qarkulloi në mediat online një lajm se Adrola Dushi dhe Capital T janë në një lidhje dashurie dhe se këto ditë kanë qëndruar bashkë në Tiranë.

Kujtojmë se Adrola u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhej prej disa ditësh pranë familjes së saj dhe të birit, për shkak se moderoi në natën finale të “Miss Universe Albania and Kosovo”. E duke qenë se edhe reperi i njohur në ndodhej në Tiranë këto ditë, lindën dyshimet se ata janë bashkë. Por si qëndron e vërteta?

Mbrëmjen e djeshme, modelja bukuroshe ishte e ftuar në emisionin NIN, ku ka folur për herë të parë rreth këtyre lajmeve. Lidhur me pjesëmarrjen në videoklip, ajo tha se kanë qenë duke dëgjuar këngët e reja së bashku dhe “C’est la vie” i ka pëlqyer shumë dhe kanë vendosur ta sjellin me videoklip.

Ndërsa kur u pyet lidhur me lajmet nëse janë apo jo të lidhur, Adrola u shpreh se janë vetëm shokë, por që e vlerëson shumë si artist dhe si djalë dheee…se është me fat që e ka në jetën e saj.

“Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë. Një nga djemtë e rrallë që ne kemi fatin ta kemi. Jam shumë e lumtur që e kam shok dhe kam mundësinë ta kem në jetën time…”, tha ajo. Më pas moderatori i njohur, Alaudin e pyet: “Si shok?”. “Si shok sigurisht”, përgjigjet Adrola.


TË NGJASHME