HomeShowbiz

Afërdita Dreshaj i rikthehet flokëve të gjatë

Prej kohësh Afërdita Dreshaj ka ruajtur një linjë me pamjen e saj, duke qëndruar bjonde dhe me flokë të shkurtër deri në gjatësinë e supeve ose pak më të gjatë. Por siç duket ka ardhur koha për ndryshim.

Ka qenë vetë bukuroshja e ekranit që ka zbuluar gjithçka në ‘InstaStory’ disa orë më parë. Afërdita ka vendosur ‘extansion’ (shtimi i fijeve më të gjata) tek flokët dhe ka ndryshuar shumë. Një ‘look’ të ngjashëm me këtë të fundit e kemi parë më së shumti në klipet muzikore të saj.

Kujtojmë se modelja dhe këngëtarja e njohur jeton prej kohësh në SHBA me bashkëshortin e saj dhe familjen. Ajo është distancuar nga karriera muzikore prej vitesh, por ka premtuar një rikthim për të gjithë fansat.


TË NGJASHME