HomeLajmi i Fundit

Afganistan, Kreu i Federatës së Boksit qëllohet për vdekje

Është qëlluar për vdekje në kryeqytetin Kabul, Kreu i Federatës së Boksit të Afganistanit, Hamidullah Hamidi.

Zëdhënësi i policisë afgane, Ferdous Faramurz, për AA konfirmoi se sekretari i përgjithshëm i Fedaratës së Boksit të Afganistit, Hamidi, mëngjesin e sotëm u qëllua për vdekje nga sulmues të panjohur në zonën Khushal Khal.

Faramurz tha se është nisur hetim për tër përcaktuar vrasësit dhe motivet para vrasjes.

Drejtoria e përgjithshme e sportit po ashtu ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se figura e shquar e federatës, i cili po ashtu ka shërbyer si kreu i departmentit të taksave në Ministrinë e Financave, ishte qëlluar gjatë rrugës për në punë.

Muajin e kaluar, Mina Mangal, një gazetare e shquar, u qëllua për vdekje në qytet në mes të ditës.