Botë Kronikë Lajme

Afganistan, vriten 14 forca policie

Militantët talibanë vranë të paktën 14 anëtarë të një milicie pro-qeveritare në Afganistan, njoftuan autoritetet zyrtare. Zyrtarët e qeverisë thanë se gjatë përleshjeve në provincën perëndimore të Heratit u plagosën edhe disa civilë.

Talebanët nuk i kanë komentuar ende këto raportime. Incidenti ndodhi në kohën kur SHBA-ja po negocion me talebanët arritjen e një marrëveshjeje, që do t’i jepte fund luftës afro 18-vjeçare afgane.

Pak detaje dihen deri më tash për negociatat, por një marrëveshje mes SHBA-së dhe talebanëve do të përfshijë tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani, në këmbim të garancive nga talebanët, se vendi nuk do të bëhej strehë për grupet e tjera ekstremiste.

Një marrëveshje e tillë do të pasohej nga negociatat paqësore brenda Afganistanit për një zgjidhje politike, dhe një armëpushim të përhershëm.

Shtetet e Bashkuara përfunduan zyrtarisht misionin e saj luftarak në Afganistan në vitin 2014, por rreth 14.000 trupa amerikane mbeten në vend, kryesisht duke trajnuar dhe këshilluar forcat qeveritare që luftojnë me talibanët, mbështetësit e grupit ekstremist Shteti Islamik dhe militantë të tjerë. /Rel/

Related posts

Ngacmoi seksualisht 32-vjeçaren, arrestohet beratasi

Xhensila Gotanews

Majk gati për hitin e radhës

Mila

Ish-lideri serb Karaxhiç apelon vendimin me burgim të përjetshëm

Anxhela news
Na Kontaktoni!