HomeSport

Afrime dhe largime, Tirana përgatitet për rotacion në merkato

Tirana, si skuadrat e tjera të Superiores, është në periudhën e pushimeve dhe në ditët e para të janarit do të nisë përgatitjet për vitin 2020. 

Krahas fazës përgatitore që ekipi do të kryejë në Turqi, pritet që bardheblutë të kenë edhe lëvizje në ekip. Disa prej emrave, më të pakënaqurit me minuta, mund të shohin zgjidhje të tjera për karrierën e tyre.

Në listë janë edhe emra që kanë bërë histori me ekipin dhe që kanë kontribuuar edhe në sezonin e vështirë në Kategorinë e Parë, si kapiteni Erando Karabeci.

Dorian Kërçiku është një tjetër që nuk ka marrë mjaftueshëm minuta por edhe Eni Imami është lakuar si një prej futbollistëve të kërkuar në merkato.


TË NGJASHME